
Mango Luxury Resort
Për këtë resort projektuam dhe zbatuam një sistem kontrolli aksesi që mbulon disa ndërtesa dhe shumë pajisje. Kartat kanë nivele të ndryshme aksesi, dhe serveri qendror monitoron në kohë reale që vetëm stafi dhe mysafirët e autorizuar të hyjnë në çdo zonë.
Me një kartë të vetme mysafiri hap dhomën, diskotekën, plazhin, spa-në dhe zonat rekreative. Në të njëjtin projekt integruam detektimin adresabël të zjarrit Honeywell, kamerat IP Provision-ISR dhe telefoninë IP Fanvil, duke punuar ngushtë me administratorin e hotelit.
- Kontroll aksesi me nivele
- Zjarr adresabël Honeywell
- Kamera IP Provision-ISR
- Telefoni IP Fanvil







