Kontroll aksesi dhe turnikete
Identifikim me fytyrë 3D, gjurmë gishti, karta RFID/NFC, çelës në telefon, QR ose dokument identiteti, bashkë me turnikete për kalim të shpejtë dhe të kontrolluar.

Çfarë përfshin
Kontrolli i aksesit vendos kush hyn, ku dhe kur. E përdorim në zyra, fabrika, spitale, data center, institucione dhe rezidenca, nga një derë e vetme deri te mijëra përdorues në ditë.
Metodat e identifikimit kombinohen sipas nivelit të sigurisë: një kartë për zonat e përbashkëta, kartë plus gjurmë gishti për zonat e ndjeshme. Softueri mban historinë e çdo hyrjeje dhe mund të lidhet me orarin e punës. Jemi distributor zyrtar i PERCo për turnikete dhe kontroll aksesi.
Ku e instalojmë
Porta për këmbësorë
Turnikete optike, barriera të plota, flap barrier kundër kalimit të dyfishtë dhe porta me krah.
Nivele sigurie
Autentikim me një ose disa faktorë, sipas zonës.
Softuer
Histori hyrjesh, orar pune, regjistrim vizitorësh dhe grupe aksesi, në cloud ose lokal.
Kontrolle
Anti-passback, listë e zezë dhe detektim i kalimit pas dikujt tjetër.
Integrim
Me zjarrin, BMS, ashensorët dhe evakuimin.
Projekte me këtë sistem.
Disa nga objektet ku e kemi instaluar dhe integruar.

Nova Home Shopping Center
CCTV me analitikë, akses biometrik dhe zjarr me evakuim me zë.
- CCTV me analitikë
- Akses biometrik
- Zjarr dhe evakuim me zë

Olimpic Residence
Akses me nivele, parkim inteligjent dhe kamera IP.
- Kontroll aksesi
- Parkim inteligjent
- Kamera IP

Mango Luxury Resort
Një kartë e vetme për dhomën, spa-në, plazhin dhe zonat rekreative.
- Kontroll aksesi me nivele
- Zjarr adresabël Honeywell
- Kamera IP Provision-ISR
- Telefoni IP Fanvil
Gati për një ofertë?
Na tregoni objektin dhe ne ju propozojmë sistemin e duhur, me ofertë të detajuar.