Electrova +355 69 486 2876 SQEN Kërko ofertë

Brava hoteli

Brava RFID, Bluetooth (BLE), NFC dhe çelës në telefon. Mysafiri hap dhomën me kartë pa kontakt ose me smartphone.

Dorë që hap bravën e hotelit me telefon

Çfarë përfshin

Brava e dhomës është pjesa e parë e sigurisë që prek mysafiri. Furnizojmë dhe instalojmë brava hoteli Hune dhe Vingcard për hotele butik dhe resorte, dhe i lidhim me sistemin e menaxhimit të hotelit (PMS), që karta të krijohet në recepsion me një klik.

Mysafiri mund ta marrë çelësin direkt në telefon me teknologji BLE, pa kaluar në recepsion. Stafi sheh historinë e hapjeve, dhe aksesi hiqet ose ndryshohet menjëherë.

Ku e instalojmë

HoteleriRezidencaShëndetësiArsim
  • Integrim me PMS

    Kartat aktivizohen në check-in dhe kursimi i energjisë nis automatikisht.

  • Siguri

    Alarm ndërhyrjeje, enkriptim me disa shtresa, akses me orar dhe njoftim për bateri të ulët.

  • Për çdo derë

    Standarde Euro-profile, ANSI dhe mortise i ngushtë, edhe në dyer ekzistuese pa ndërhyrje strukturore.

  • Softuer web ose lokal

    Lëshim kartash, histori hyrjesh dhe heqje aksesi në kohë reale.

  • Një kartë për gjithçka

    Ashensorë, parkim dhe zona të përbashkëta, me hapje emergjence.

Brava dhe pajisje dhome.

Kamera, regjistrues dhe pajisje rrjeti Provision-ISR, brava hoteli Hune dhe pajisje nga partnerë të tjerë të certifikuar.

Nga vizita e parë te sistemi që punon.

Një ekip i vetëm merret me gjithçka, nga matjet në objekt deri te trajnimi i stafit tuaj.

  1. Vizitë në objekt

    Shohim hyrjet, ndriçimin dhe pikat e dobëta, dhe dëgjojmë çfarë duhet mbrojtur.

  2. Projekt dhe ofertë

    Planimetri me vendndodhjen e çdo pajisjeje dhe ofertë e detajuar pa kosto të fshehura.

  3. Instalim dhe konfigurim

    Montim, kabllim, konfigurim i sistemeve dhe i aplikacionit në telefonat tuaj.

  4. Asistencë

    Mirëmbajtje, përditësime dhe ndërhyrje të shpejta gjatë gjithë jetës së sistemit.

Gati për një ofertë?

Na tregoni objektin dhe ne ju propozojmë sistemin e duhur, me ofertë të detajuar.

Na shkruani