Telefoni IP dhe PBX
PBX analoge, IP-PBX, sisteme hibride dhe VoIP, në objekt ose në cloud.
Çfarë përfshin
Instalojmë sisteme telefonie për zyra, hotele, spitale dhe institucione. Me SIP trunk dhe VoIP, sistemi punon me linjat ekzistuese, me fibër ose me operatorë IP, dhe zgjerohet kur shtohen punonjës.
Në hotele, telefonia lidhet me sistemin e hotelit: linja e dhomës hapet në check-in, thirrjet faturohen automatikisht dhe recepsioni ka konsolë me butona të programueshëm. Kemi instaluar telefoni IP Fanvil në resorte dhe hotele.
Ku e instalojmë
Funksione
IVR, voicemail në email, radhë thirrjesh, grupe dhe regjistrim thirrjesh.
Punë nga kudo
Softphone në telefon me numrin e kompanisë.
Për hotele
Integrim me PMS, thirrje dhomë-me-dhomë, faturim, telefona dhome dhe konsola recepsioni.
Siguri
Enkriptim TLS/SRTP, QoS dhe panel administrimi web.
Integrim
Me CRM, ERP dhe helpdesk.
Projekte me këtë sistem.
Disa nga objektet ku e kemi instaluar dhe integruar.
Gati për një ofertë?
Na tregoni objektin dhe ne ju propozojmë sistemin e duhur, me ofertë të detajuar.

